Më datë 28.05.2023 në ora 17:20 është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Tromegja të Kumanovës, një traktor i drejtuar nga një i mitur nga fshati Tromegja ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, transmeton Portalb.mk.
Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri M.S.(63) nga fshati Nagoriçan i ri, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës.
I mituri ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë.
Inspektim është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga SPB Kumanovë.