Tragjedi në Gostivar: Gjashtë vjeçari humbi jetën gjatë stërvitjes në futbollit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi për vdekjen e një djali gjashtëvjeçar nga Gostivari, i cili vdiq gjatë stërvitjes në futboll, transmeton Portalb.mk.

Fëmija u dërgua menjëherë në spital, ku mjekët luftuan për jetën e tij, por pa sukses.

“Më datë 03.10.2024 në ora 20:22 në SPB Tetovë nga Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit është raportuar se nga stadiumi në lagjen Dutlok me ekipin e Ndihmës së Shpejtë është sjellë fëmija nga Gostivari pa shenja jete”, tha MPB.

Sipas njoftimit, gjatë stërvitjes atij iu u përkeqësua gjendja dhe ra, pas disa tentativave për reanimim, mjeku konstatoi vdekjen pa shenja dhune të dukshme.

Fëmija/ëGostivariMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Vdekje