Toshkovski: Me projektin e kamerave në rrugë, telefonat do të jenë të ndaluar si për shoferët ashtu edhe për këmbësorët

Ministri Toshkovski njoftoi se me ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion për të vënë në funksion kamerat që do të shërbejnë për projektin “Qyteti i Sigurt”, do të hyjë në fuqi ndalimi i përdorimit të telefonave për këmbësorët dhe të gjithë ata që drejtojnë mjete motorike gjatë lëvizjes, transmeton Portalb.mk.

“Ndalimi i përdorimit të pajisjeve elektronike gjatë drejtimit të biçikletës, mopedit, motoçikletës, skuterit, traktorit dhe llojeve të tjera të mjeteve motorike hyn në fuqi me vendosjen e gjobave përkatëse. Parashikohet gjithashtu ndalim për këmbësorët kur ecin, kalojnë rrugën, si dhe kur lëvizin përgjatë shtegut të biçikletave nëse përdorin telefon ose pajisje elektronike”, tha Toshkovski.

Toshkovski tha se “Qyteti i Sigurt” do t’i ndihmojë qytetarët të ndihen më të sigurt në rrugë.

“Këto ndryshime ofrojnë dokument të besueshëm për shkeljet e trafikut. Përcaktimi i procesverbalit me urdhër pagese për shkelje të lehtë si një dokument të vetëm, rregullimi i procesit për përcaktimin dhe dokumentimin e shkeljeve të trafikut me pajisje teknike dhe shumë më tepër”, tha ministri.

Projekti “Qyteti i Sigurt” do të zbatohet nga janari 2026.

Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.

Zbatimi i projektit “Qyteti i sigurt”, i cili në fazën e parë, përveç në Shkup, do të zbatohet edhe në Tetovë dhe Kumanovë.

KomunikacioniMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Pançe Toshkovski