Tetovari duke peshkuar në Vardar nxori mina

Një i ri nga rrethina e Tetovës duke peshkuar në lumin Vardar ka nxjerrë një çantë me mina, raporton Portalb.mk.

“Me datë 29.09.2024, në ora 12:35, në SPB Tetovë është raportuar se personi B.M. (19) nga fshati Vollkovi e Tetovës, në fshatin Stençe të Tetovës, në afërsi të vendit të quajtur ura Steneçes në lumin Vardar, derisa ishte duke peshkuar, nga lumi ka nxjerrë një çantë në të cilën ndodheshin shtatë trombllon mina”, informoi Policia e Tetovës.

Është njoftuar prokurori publik, kurse mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt janë marrë nga ekipi i MPB-së.

 

Lumi VardarPeshkatariSPB Tetovë