Tërmeti me magnitudë 5.2 afër Santorinit, më i forti deri tani

Një tërmet i ri me magnitudë 5.2 sipas Rihter është regjistruar pak pas orës 21:00 në afërsi të Santorinit, i cili është edhe më i forti në një sërë tërmetesh në detin midis ishujve Santorini dhe Amorgos në ditët e fundit, transmeton Portalb.mk.

Tërmetet në zonë vazhdojnë me ritëm të pandërprerë, ndërsa karakteristike është se dje në orët e pasdites në 25 minuta janë regjistruar shtatë tërmete radhazi me fuqi mes 4.1 dhe 4.8 gradë.

Në të njëjtën kohë, presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen Antisizmike të Greqisë, Efthimios Lekasna, në konferencën e djeshme për shtyp në Ministrinë e Mbrojtjes Civile dhe Krizës Klimatike, paralajmëroi rrezikun e rrëshqitjeve të dheut në Santorini për shkak të rritjes së aktivitetit sizmik në ishull.

Tërmetet që prej ditësh kanë goditur Santorinin kanë shkaktuar panik tek banorët të cilët kanë nisur të largohen nga shtëpitë e tyre nga frika se mund të paraqiten tronditje të forta por edhe frikë e një cunami të mundshëm.

GreqiaTërmet