Tërmet i ri prej 5.1 ballëve u regjistrua afër Santorinit

Një tërmet i ri me magnitudë 5.1 është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën detare mes Amorgos dhe Santorinit, transmeton Portalb.mk.

Raportohet se tërmeti ka ndodhur në orën 08:49, 21 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, në jug të Amorgos, në një thellësi prej 15 kilometrash.

Para këtij tërmeti, sipas raporteve të Institutit Gjeodinamik në Athinë, ka pasur një lëkundje me magnitudë 4.3 ballë.

Mbrëmjen e djeshme kanë ndodhur edhe dy tërmete të tjera në ishullin grek të Santorinit.Të gjithë tërmetet janë pjesë e aktivitetit të vazhdueshëm sizmik që ka vazhduar që nga 26 janari 2025.

Mbi 19,200 tërmete janë regjistruar deri më tani, nga të cilët mbi 16,900 ishin më të fortë se një shkallë e Rihterit.

Për shkak të kësaj situate është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa ishuj të rajonit, përfshirë Santorinin dhe Amorgos, e cila do të zgjasë deri më 14 mars.

GreqiaTërmet