Tentoi të korrupton policët e Maqedonisë së Veriut me 100 euro, menjëherë u arrestua në kufi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 53 vjeçarin K.S. nga Turqia pasi ka tentuar që të korruptojë punonjësit policor të RMV-së në kalimin kufitar në Bllacë, transmeton Portalb.mk.

“Ai përsëri ka ardhur në Pikë Kalimin Kufitar “Bllacë e Poshtme” dhe udhëheqësit të ndërrimit ia ka dhënë dokumentin e udhëtimit dhe së bashku me të edhe një banknotë me 100 euro, me kërkesë që ti lejohet hyrja në Maqedoninë e Veriut”, sqaroi Policia.

Gjysmë ore më herët, ai kishte provuar të futet në Maqedoninë e Veriut prej Kosovës, por ishte kthyer prapa pasi polici kishte konstatuar se ai si turist kishte qëndruar 90 ditë prej 180 ditëve të fundit.

“K.S. menjëherë është privuar nga liria për shkak të kryerjes së veprës “dhënie të ryshfetit” dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, sqaroi Policia.

BllacaKorrupsion - RyshfetMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e KosovësPolicia e Maqedonisë së VeriutVendkalim kufitar