Tentim zjarrvënie në një lokal në veri, të cilin e kishte vizituar Sveçla

Ka ndodhur një tentim zjarrëvënie në një lokal në Mitrovicë të Veriut. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se ka pasur dëme të vogla materiale, por sipas tij, ende nuk ka të dyshuar.

“Rreth orës 03:30 ka pas tentim zjarrëvënie në Mitrovicë të Veriut. Janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Për momentin nuk kemi të dyshuar, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, thuhet në konfirmim.

Ndërkaq, burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se lokali në të cilin ka ndodhur tentimi për zjarrvënie, pak kohë më parë ishte vizituar nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

KosovaPolicia e KosovësXhelal Sveçla