Tentim për grabitjen e një të mituri në Çair, u arrestua 27 vjeçari

Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar që sot ka zhvilluar bisedë informative në lidhje me tentimin e mbrëmshëm për grabitjen e një të mituri, raporton Portalb.mk.

Dje rreth orës 22:40 u arrestua 27 vjeçari G.E. nga Shkupi, nën dyshimet se ka sulmuar dy të mitur më 28 maj në ora 22:00. Ai dyshohet që këtë vepër e ka realizuar së bashku me një të mitur tjetër, me të cilin sot është zhvilluar bisedë informative.

“Rreth orës 22:00, fizikisht janë sulmuar dy të mitur në territorin e Çairit, me qëllim që të futin njërin prej tyre në veturën “BMW”, njoftoi Policia.

Dhuna ndaj fëmijëveFëmija/ëMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së VeriutTë drejtat e fëmijëve