Të shtëna me pistoleta gazi në një dasmë në Rashçe të Shkupit, dy persona të arrestuar

Policia ka arrestuar E.K. dhe B.K. nga fshati Rashçe i Shkupit, pasi qëlluan me pistoleta gazi në një dasmë mbrëmë, transmeton Portalb.mk.

Incidenti u raportua rreth orës 22:00 në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup, kur qytetarët raportuan të shtëna me armë zjarri në fshat. Pas raportimit, zyrtarët e policisë nga stacioni policor i Gjorce Petrov shkuan menjëherë në vendngjarje.

Gjatë inspektimit, siç shton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), u përcaktua se E.K. dhe B.K. ishin personat që qëlluan me pistoleta gazi në një dasmë. Ata u dërguan menjëherë në stacionin policor.

Policia thotë se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)SPB Shkup