Te prodhimi i produkteve të duhanit në Maqedoninë e Veriut ka pasur ulje më të madhe të numrit të punëtorëve

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht ka pasur ulje të numrit të të punësuarve në krahasim me gushtin e kaluar. Në këtë periudhe të disa fusha ka pasur rritje të numrit të të punësuarve, ndërkohë në fushat tjera ulje, transmeton Portalb.mk.

Te sektori për prodhimin e produkteve të duhanit ka pasur ulje të numrit të të punësuarve për 29.4 përqind, ndërsa te te prodhimi i veshjeve pati ulje për 14.2 përqind, te prodhimi i lëkurës për 13 %.

Rritje të numrit të të punësuarve më së shumti ka pasur te prodhimi i makinerive për 29 %, e prodhimi i pijeve për 14.7 %, ndërsa te nxjerrja e qymyrit dhe linjitit për 12.1 %.

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi që në gusht të këtij vitit ka ulje të numrit të të punësuarve për 0.5 përqind në krahasim me gushtin e kaluar.

DuhaniEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiPunëtor(e) PunëTë drejtat e punëtorëve