Të pres

Poezi nga Merita Abazi

Me  buzëqeshje të fshehur

Të të them, të dua

Me buzë të etura

Krahë skyfteri për shtrëngim

Me gjinj të fryra

Si në vegjëli

Të pres, fjala e dhënë më mbanë

Të pres me bebza të shndritshme

Të qesh me ty

Të buzëqesh,  të harrohem

Të të zë për dore, me mollë në duar

Të ecim brigjeve të lumit

Nëpër trotuaret plot

Më the në ëndërr:

Më prit, do të vi!

Ishte apo jo imazh

Apo një shpresë e thyer

Të kërkoj

Të pres

Nuk vdes

Aty ku e filluam dashurinë

Në pakufi… o mall i pashuar!

Poezi