Të premten në Tetovë shfaqet monodrama “Si të më kuptosh mua me autizëm”

Më datë 17 nëntor, në orën 19:00, këtë të premte, në sallën e Fakultetit të arteve të Universitetit të Tetovës do të luhet monodrama monodrama” Si të më kuptosh mua me autizëm”, njofton Portalb.mk.

Autor i tekstit është Jasmin Salkiq, regjisor Senad Abduli , ndërsa interpreton Elmir Sejfullai.

Ngjarja zhvillohet në një dhomë ku janë vendosur një tavolinë, një karrige, dhe mbi tavolinë ndodhen një laptop, libra, shumë lojëra dhe një qiri që ndizet për fillimin e shfaqjes. Laptopi përdoret
me një projektues për të shfaqur një video ku paraqitet një djalë me autizëm. Shfaqja luhet përmes dy roleve, djalit me autizëm dhe mendimit të tij.

Aktori Elmir Sejfullai që edhe bart peshën i vetëm në interpretim.

“Synimi i këtij projekti është për të sensibilizuar shoqërinë për problemet dhe sakrificat me të cilët janë përballur të prekurit me autizëm dhe familjet e tyre. Gjithashtu, me shfaqjen e këtij projekti në vende të ndryshme, si në shkollat fillore dhe ato të mesme si dhe institucione të ndryshme për fëmijë me nevoja të veçanta.’’ tha ai.

Në shfaqje mund të marrin pjesë të gjithë, pasi hyrja është falas. Autori i tekstit shprehet entuziast në një prononcim publik në të cilin deklaron “Thonë se fjalët prekin zemrat. Po ashtu, teksti im dramatik i shfaqjes “Si të më kuptoni me autizëm” do të shfaqet në Maqedoni në dy gjuhë, ndërsa me autorësinë time monodramën do ta interpretojë shoku im i mirë, aktori dhe profesor tetovar, Elmir Sejfullai. në Akademinë e Arteve Dramatike. Shpresoj që publiku  të ndjejë emocionin e djalit me autizëm dhe prindërve të tij përmes kësaj shfaqjeje ‘’.
Fragment nga teksti:” Unë jam ai, autiku, ndonjëherë mendoj se si do të ndihesha sikur të mos isha, por unë nuk do të dija të jetoja ashtu, kështu më kanë mësuar dhe kështu do të rritem. Është rrëndë për ne që jemi të veçantë, ndërkaq kemi nevoja, nuk jeni të vetëdishëm sa të fortë jemi, durojmë ofendime, sharje, përqeshje, fytyra të habitura, e megjithatë qëndrojmë në këmbë.”

Kultura shqiptareKulturë lajmeTeatër shfaqje teatrore