Të premten mbaron mundësia për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të fitojnë mbështetje financiare në fushat deficitare

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë në formë elektronike deri më 22 dhjetor në Konkursin që siguron mbështetje financiare për të rinjtë që vijnë nga fushat deficitare, transmeton Portalb.mk.

“Paraqitja në konkurs bëhet vetëm me aplikim elektronik në Portalin nacional për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga data 20.11.2023 në ora 9:00, duke përfunduar me 22.12.2023 në orën 23:59”, raportoi Ministria e Kulturës.

Mbështetja financiare është për studentët ose profesionistët nga fushat deficitare në art dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Të interesuarit mund të kontaktojnë me zyrtarët e Ministrisë përmes adresës deficitarnikadri@kultura.gov.mk.

“Personat që nuk janë më të vjetër se 27 vjet për ciklin e parë të studimeve, nga 30 vjet për ciklin e dytë të studimeve gjegjësisht nga 35 vjet për ciklin e tretë të studimeve”, një nga kushtet që duhet të plotëson përfituesi i mbështetjes financiare.

 

Bisera Kostadinovska-StojçevskaKulturë lajmeMinistria e Kulturës (MK)