Te frutat dhe rrushi në Maqedoninë e Veriut ka pasur rritje më të madhe të çmimeve

Në Maqedoninë e Veriut prodhimet bujqësore kanë shënuar rritje të çmimeve në muajin maj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Te prodhimet e bimëve ka pasur ulje për 0.6 përqind, ndërsa te prodhimet blegtorale ka pasur rritje për 8 përqind.

Rritje më e madhe te prodhimet e bimëve u regjistrua te frutat dhe rrushi (18.8 %) dhe patatet (6.7 %), ndërsa te prodhimet blegtoria rritje më e theksuar ishte te blegtoria për therje (9 %) dhe produktet me origjinë shtazore (7.4 %).

Ndërkohë ulje është regjistruar vetëm te prodhimi i bimëve, më saktësisht te drithërat dhe orizi (25.5 %).

Në procesin e kultivimit të prodhimeve bujqësore, shpenzimet më së shumti janë rritur te pajisjet transportit (12.7 %), mallrat dhe shërbimet të tjera (9.7 %), makineritë dhe pajisjet (9.5 %), Energjia (7.4 %), etj.

 

 

 

 

Agjencia për Ushqim dhe VeterinariÇmimeEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiInspektorati Shtetëror i Tregut RMVProdukte ushqimoreTregtar(e) Tregti