Të enjten testi i parë i Maqedonisë së Veriut për në Botërorin 2026, Federata me informacione për tifozët

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka publikuar të dhëna në lidhje me organizimin e tifozëve rreth ndeshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës. Kjo ndeshje është sfida e parafundit për kualifikim në Botërorin 2026, transmeton Portalb.mk.

“Dyert e stadiumit do të hapen në orën 19:15. Tifozët maqedonas do të akomodohen në sektorin D1, ndërsa mbajtësit e biletave të kategorisë së parë do të akomodohen në sektorin A9. Hyrja në sektorët e tjerë nuk do të lejohet”, raportoi Federata, duke theksuar se tifozët duhet të kenë letërnjoftimin ose pasaportën me vete.

Ndeshja do të luhet më 26 mars në ora 20:45 në Kopenhagë. Atë ditë nuk do të shiten biletat, ndërsa nuk lejohen kamera, ushqim dhe pije, si dhe mjete piroteknike, fishekzjarrë, bomba tymi dhe objekte tjera të rrezikshme.

“Sa i përket rekuizitave të lejuara, flamujt dhe banderolat lejohen me një madhësi maksimale prej 1m x 1.5m, me të gjithë flamujt me tekst që duhet të miratohen paraprakisht. Përndryshe, hyrja e tyre nuk do të lejohet”, raportoi Federata, duke rekomanduar adresën zoran.sazdov@ffm.com.mk për ndihmën.

Më 16 mars u publikua lista e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e Maqedonisë së Veriut. Ndeshja Danimarkë – Maqedoni do të luhet më 26 mars të vitit 2026, duke filluar prej orës 20:45. Fituesi i kësaj ndeshje më 31 mars do të përballet në finale me fituesi e ndeshjes Irlandë – Çeki.

Botërori i Futbollit - Kupa e Botës 2026Futboll futbollist(e)Reprezentacioni i Maqedonisë Futboll