Rrugët e qytetit të Shkupit do të kenë kufizime të dielën nga orët e paradites, pasi planifikohet nëpër rrugët e qendrës organizimi i ngjarjes ku qytetarët do të shfrytëzojnë biçikleta, transmeton Portalb.mk.
“Më datë 28.05.2023 (e diel) duke filluar nga ora 11:00 për shkak të mbajtjes së një gare me biçikleta, rrolera etj. “Vozit me rregull, vozit shëndoshë”, do të zbatohet një regjim i veçantë i komunikacionit në zonën e qytetit të Shkupit”, sqaroi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Policia ka sqaruar që garat do të fillojnë prej “Porta Maqedonia”, për të vazhduar përmes rrugës “Dimitri Çuposki”, “Dame Gruev”, “VMRO”, “Ilinden”, deri te Parku i Qytetit.