TAV Maqedoni: Sistemet e aeroporteve janë në funksion, për momentin nuk ka fluturime të anuluara

Nuk kemi ndërprerje apo probleme teknike, për momentin nuk ka fluturime të anuluara, njofton TAV Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Fakt është që disa kompani ajrore po përballen me vështirësi në sistemet e tyre. Po marrim masa për të mundësuar funksionimin e pandërprerë në aeroporte”, thonë nga TAV.

Të gjithë pasagjerëve u kërkohet të kontrollojnë dhe konfirmojnë informacionin e fluturimit me kompaninë ajrore ose agjencinë e udhëtimit përmes së cilës kanë rezervuar fluturimin.

“Të gjithë sektorët e aeroportit janë në gjendje gatishmërie për shkak të ndërprerjes globale të TI-së dhe po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për t’i shërbyer udhëtarëve tanë në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në komunikatën e TAV Maqedoni.

Shërbime të tilla si sistemi i rezervimeve, sistemi online për check-in dhe shfaqjen e kartës së udhëtimit dhe qendrave të kontaktit – rezervime të reja dhe ndryshime në ato ekzistuese nuk janë të disponueshme në faqen e internetit dhe aplikacionin celular të Vizair. Nga atje, ata informojnë pasagjerët që të mbërrijnë të paktën tre orë para fluturimit të tyre në aeroport, në mënyrë që të mund të bëjnë check-in në sportele.

Linjat ajrore, bankat, kompanitë e telekomunikacionit dhe mediat kryesore në mbarë botën kanë raportuar probleme dhe ndërprerje në rrjetet e IT që nga mëngjesi i sotëm.

Shkaku i ndërprerjeve të sistemit global është aktualisht i paqartë, por shumë prej të prekurve e kanë lidhur atë me sistemet operative të Microsoft. Kompania më pas njoftoi se po marrin masa për të zbutur problemet që shkaktuan probleme teknike dhe ndërprerje në funksionimin e kompanive në mbarë botën.

Aeroport/eAeroporti i OhritAeroporti i Shkupit TAVTAV Maqedoni