Taravari emëroi u.d drejtorë mjekësor në katër institucione shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ditëve të fundit emëroi ushtrues detyre drejtorë mjekësorë në katër institucione shëndetësore publike, transmeton Portalb.mk.

  • Ognen Kostovski është emëruar drejtor në Klinikën universitare për kirurgji digjestive.
  • Oliver Zafirovski është emëruar drejtor në Klinikën universitare për pulmologji dhe alergologji.
  • Rexhep Memedi është emëruar drejtor në Klinikën universitare për sëmundjet e fëmijëve.
  • Sinisha Stojanoski është emëruar drejtor në Spitalin e përgjithshëm të qytetit  „8 Shtatori”.

Kujtojmë se më 5 korrik, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari emëroi 12 u.d drejtorë t rinj mjekësorë. Ajo që ra në sy ishte fakti se në mesin e tyre nuk figuronte asnjë shqiptar.

Lidhur me këto emërime, reagoi opozita shqiptare.

“Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot emëroi 11 ud drejtorë në klinika dhe institute universitare. Prej tyre 10 janë maqedonas, 1 turk dhe asnjë shqiptar. Vasaliteti s’vlen, ai ka çmim të shtrejnt!”, shkroi Ilire Dauti nga ASh (krahu i Ziadin Selës).

Nga ana tjetër, përfaqësues të pushtetit u lavdëruan me këto emërime, duke i bashkëngjitur postimeve edhe flamurin shqiptar, pavarësisht se nuk kishte asnjë emër shqip.

Në seancën e 2 korrikut të qeverisë, qeveria mori vendim për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, përkatësisht ekzistimin e dy pozitave drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet.

“Në këtë mënyrë do të shmanget dualizmi dhe përgjegjësia do të vendoset saktësisht në menaxhimin e institucioneve”, sqarojnë nga Qeveria.

Arben TaravariDrejtorëMinistria e Shëndetësisë (MSH)