Sulmi i Izralit ndaj Iranin, Netanyahu: Moment vendimtar për historinë tonë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mbajti këtë të premte një fjalim drejtuar kombit, ku njoftoi nisjen e operacionit ushtarak në shkallë të gjerë ndaj Iranit, duke deklaruar se objektivi kryesor janë objektet bërthamore të Teheranit. Netanyahu e cilësoi këtë si një moment vendimtar për sigurinë e Izraelit dhe të popullit hebre, transmeton Euronews.

“Jemi në një moment vendimtar në historinë e Izraelit,” deklaroi Netanyahu, teksa konfirmoi nisjen e operacionit të titulluar “Zgjimi i Luanit”.

Sipas tij, ofensiva e drejtpërdrejtë bëhet për të zmbrapsur “kërcënimin iranian ndaj vetë mbijetesës së shtetit hebre”.

Ai risolli kujtimet e Holokaustit për të justifikuar vendimin për veprim ushtarak.

“Pothuajse një shekull më parë, përballë nazistëve, një brez udhëheqësish dështoi të vepronte në kohë. Politika e qetësimit çoi në vdekjen e 6 milionë hebrenjve, një të tretën e popullit tim,” tha ai.

“Sot, nuk do të ketë më kurrë. Izraeli ka treguar se ka nxjerrë mësimet e historisë,” theksoi Netanyahu.

Netanyahu sqaroi se sulmet kanë në shënjestër objektet bërthamore, fabrikat e raketave balistike, si dhe shkencëtarët dhe komandantët që sipas Izraelit janë të përfshirë në përpjekjet për ndërtimin e një arme bërthamore iraniane.

“Ky operacion do të zgjasë për aq ditë sa të jetë e nevojshme për të eliminuar kërcënimin,” shtoi ai.

Pas fjalimit, autoritetet izraelite shpallën gjendje emergjente, ndërsa Irani reagoi menjëherë duke lëshuar mbi 100 dronë drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje.

Benjamin Netanjahu (Netanyahu)IraniIzraeli