Dy persona u vranë dhe gjashtë u plagosën në një sulm nga dronë ukrainasë në rajonin e Moskës gjatë natës së kaluar, ndërsa zjarre shpërthyen në dy ndërtesa banimi dhe një kompleks deposh, njoftoi sot guvernatori i atij rajoni, Andrey Vorobyov, transmeton Euronews.
Në një postim në platformën Max, Vorobyov tha se rajoni i Moskës ishte cak i një sulmi masiv nga dronë ukrainas, gjatë të cilit u rrëzuan 249 dronë, raporton Interfax.
“Gjatë natës, rajoni i Moskës u ekspozua ndaj një sulmi masiv me dronë. Nga ora 3:00 e mëngjesit deri në orën 5:00 të mëngjesit, forcat e mbrojtjes ajrore dhe mjetet e luftës elektronike rrëzuan dhe shtypën 249 dronë në 17 rrethe”, tha Vorobyov.