Studimi i ri e rrëzon pretendimin e Trump për autizmin: Marrja e paracetamolt gjatë shtatzënisë është e sigurt

Marrja e paracetamolit gjatë shtatzënisë është e sigurt dhe nuk ka prova se rrit rrezikun për autizëm, ADHD apo probleme zhvillimore te fëmijët, ka treguar një studim i ri i madh, transmeton Portalb.mk.

Ekspertët thonë se gratë shtatzëna mund t’u besojnë këtyre gjetjeve, të cilat kundërshtojnë pretendimet kontroverse të presidentit amerikan Donald Trump se paracetamoli nuk është i mirë dhe se gratë shtatzëna nuk duhet ta marrin atë.

Qëndrimet e tij asokohe u kritikuan nga organizata mjekësore në mbarë botën.

Sipas ekspertëve, kjo analizë e fundit, e publikuar në revistën shkencore “The Lancet”, është rigoroze dhe duhet t’i japë fund debatit për sigurinë e këtij ilaçi.

Megjithatë, përfaqësues shëndetësorë amerikanë pretendojnë se “shumë ekspertë” kanë shprehur shqetësime lidhur me përdorimin e tij gjatë shtatzënisë.

“Kur e realizuam këtë analizë, nuk gjetëm asnjë lidhje, asnjë asociim nuk kishte prova se paracetamoli e rrit rrezikun e autizmit”, deklaroi autorja kryesore e studimit Asma Khalil.

Në studimin e ri janë analizuar 43 nga studimet më të rëndësishme dhe më produktive mbi përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë, ku kanë marrë pjesë qindra mijëra gra, veçanërisht ato që krahasonin shtatzënitë ku nëna e kishte marrë ilaçin me ato ku nuk e kishte marrë.

AutizëmDonald Tramp (Trump)Shëndetësi - ShëndetiShtatzëna