Studentët në RMV që marrin bursa mund t’i vazhdojnë ato deri në fund të tetorit

Të gjithë përfituesit e të drejtës për bursë studentore të arritur në një nga vitet e kaluara akademike dhe që plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e saj, duhet të aplikojnë në thirrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), transmeton Portalb.mk.

Aplikimi bëhet online, në portalin “e-uslugi”. Përfituesi i bursës duhet të bashkëngjisë vërtetim për semestrin e ardhshëm të regjistruar, pra vitin e studimit, më pas vërtetim me provimet të kaluara, vërtetim për provimet e planifikuara dhe të kaluara (formulari UPPI) me rezultate të viteve të mëparshme dhe indeks nga semestri i parë i regjistruar deri në semestrin e fundit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se kjo duhet si dëshmi se studenti ka kaluar 80% ose 90% të provimeve të planifikuara (varësisht nga lloji i bursës) dhe se ka ruajtur suksesin mesatar të studimeve, sipas marrëveshje.

Afati i zgjatjes së bursave, pra aplikimit për thirrjen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është deri më 30 tetor.

Për çdo informacion apo pyetje, studentët mund të kontaktojnë në këtë email adresë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës: studentki.stipendii@mon.gov.mk.

Bursa shkollore - universitareMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Studentë