Hulumtimi “Shporta Studentore e studentëve të fakultetit Ekonomik, Filologjik dhe Shkencave Mjekësore” nga Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) ka nxjerrë në pah harxhimet me të cilat përballen studentët në RMV në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” si dhe në Universitetin e Tetovës, raporton Portalb.mk.
“Qëllimi i jonë është të krijojmë një fotografi të qartë të harxhimeve studentore. Institucionet e vendit kur krijojnë politika financiare që i kanë në fokus të rinjtë, duhet t’i kenë parasysh edhe harxhimet e studentëve”, thonë nga FNA.
Çfarë thonë të dhënat për faultetin Ekonomik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”?
Studentët e fakultetit Ekonomik me vetëfinancim paguajnë 12,321 denarë për një semestër dhe 2,150 denarë harxhime tjera (IKSA dhe administrative). Harxhimet mesatare për një semestër janë si vijon:
- Për literaturë: 3,520 denarë.
- Për materiale shpenzuese: 1,400 denarë.
- Për transport: 9,348 denarë.
- Për banim: 26,400 denarë.
- Për ushqim: 12,650 denarë.
- Për rekreacion: 14,202 denarë.
Harxhimi mesatar për një semestër: 81,335 denarë (1,317 euro).
Harxhimi mesatar për një vit akademik: 162,670 denarë (2,634 euro).
Deri në kryerje të studimeve akademike: 650,680 denarë (10,535 euro).
Çfarë thonë të dhënat për fakultetin Filologjik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”?
Studentët e fakultetit Filologjik me vetëfinancim paguajnë 12,321 denarë për një semestër dhe 1,250 denarë harxhime tjera (IKSA dhe administrative). Harxhimet mesatare për një semestër janë si vijon:
- Për literaturë 2,012 denarë.
- Për materiale shpenzuese: 760 denarë.
- Për transport: 10,340 denarë.
- Për banim: 21,875 denarë.
- Për ushqim: 12,958 denarë.
- Për rekreacion: 11,758 denarë.
Harxhimi mesatar për një semestër: 72,618 denarë (1,176 euro).
Harxhimi mesatar për një vit akademik: 145,236 denarë (2,352 euro).
Deri në kryerje të studimeve akademike: 580,944 denarë (9,406 euro).
Çfarë thonë të dhënat për fakultetin e Shkencave Mjekësore, Universiteti i Tetovës?
Studentët e fakultetit të Shkencave Mjekësore me vetëfinancim paguajnë 12,321 denarë për një semestër dhe 750 denarë harxhime tjera (IKSA dhe administrative). Harxhimet mesatare për një semestër janë si vijon:
- Për literaturë 6,579 denarë.
- Për materiale shpenzuese: 2,476 denarë.
- Për transport: 6,541 denarë.
- Për banim: 14,809 denarë.
- Për ushqim: 15,589 denarë.
- Për rekreacion: 11,360 denarë.
Harxhimi mesatar për një semestër: 69,850 denarë (1,131 euro).
Harxhimi mesatar për një vit akademik: 139,700 denarë (2,262 euro).
Deri në kryerje të studimeve akademike: 698,500 denarë (11,309 euro).
FNA ka anketuar edhe qytetarët në lidhje me harxhimet e studentëve, të cilët kanë thënë se të njëjtat janë të larta dhe se studentët përballen me vështirësi të ndryshme financiare.
Forumi për Ndryshime në Arsim rekomandon që të ketë arsim falas për të gjithë studentët, të digjitalizohen shërbimet administrative, të rritet shuma e bursave shtetërore dhe të zgjerohet lista e fakulteteve me bursat më të larta, të zgjerohet lista e kategorive të studentëve përfitues të bursave shtetërore, të zgjerohet lista e kategorive të studentëve që lirohen nga participimi. Rekomandimet tjera lexoni në fund të hulumtimit.
Hulumtimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.
FNA ka theksuar se synon që të hulumtojë harxhimet e studentëve të të gjitha fakulteteve në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të krijohet një fotografi më e gjërë për shportën studentore.