Struga Trim&Lum i filloi ndeshjet evropiane për kualifikim në Ligën e Kampionëve

Kampionët e Maqedonisë së Veriut për sezonin 2022/23 kanë filluar garat evropian në Vilnus të Lituanisë, ku u ndeshën me ekipin Zalgiris, transmeton Portalb.mk.

Ndeshja filloi prej orës 18:00, ndërsa mbaroi pa gola, 0-0. Ky rezultat la gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit pas një jave në Ohër.

Ndryshe, KF Shkupi ndeshjet kualifikuese do t’i fillon më 13 korrik në ora 19:00, si mysafir i ekipit lituanez, FC Hegelmann. Po të njëjtën ditë, duke filluar prej orës 20:00, KF Shkëndija do të ketë kundërshtar ekipin Haverfordwest County AFC. Të dy ekipet do të luajnë në kualifikimet për Europa Conference League. Në këto gara do të përballet edhe Makedonija Gj.P. kundër RFS.

Struganët këtë vit për herë të parë u shpallën kampion në Ligën e Parë, dhe kjo i mundëson që të marrë pjesë në kualifikimet për Ligen e Kampionëve, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrov përmes Kupës mori pjesë në kualifikimet për Ligën e Konferencave.

KF StrugaLiga e Kampionëve - Champions LeagueLiga e Konferencave - Conference League
Comments (0)
Add Comment