Sportisti legjendë Shaban Tërstena, krenari e kombit shqiptar

Shkruan Merita Abazi

Në dorë e kam librin, jetëshkrimin e sportistit legjendë, që ma dhuroi vet, seçse në shkollë të mesme ai ishte nxënësi im, i mirë, i qetë, i shkëlqyeshëm, dhe ne profesorë e nxënës, mbureshim me sukseset e tij, sodomos me atë të parin, që ishte rrota që e bëri të nominohet me19 medalje të arit , 1982/1996, botërore evropiane mesdhetare.

Libri edhepse ishte egzeplari i fundit Shabani ma dhuroi mua. Në Shkup, në 22 korrik, ditë e hënë, kur shkova në shtypshkronjën e njohur “Fokus” të interesohem për veprën time të rradhës “Dashurinë ia fala pranverës”, me poezi, aty e takova ëndrrën e të rinjëve shqiptarë, Shaban Tërstenën, ku në shenjë respekti të ndërsjellë, si një nxënës i vyeshëm i imi, në gjimnazit tim në Shkup, “Zef Lush Marku”, ma dhuroi librin.

Kisha mundë të shkruaj një libër prej shënimeve që i ka ky thesar i sportit jo vendas, e as evropian por edhe botërorë, që siç thotë vet, lindi në orë, vend, dhe shtet të gabuar. Shabani është një histori e sportit shqiptar, ai që e kultivoi, e ngriti në piedestal, dhe duke fituar çmim pas çmimi, medalje të arta një pas një, bëri që të njihet shreti i Maqedonisë jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, e botë, pasi Shabani u bë kampion evropian në mundje.

Jeta e Shaban Tërstenës në këtë libër na del si një dridhërim i jetës së trazuar të një djaloshi që i vihet punës për të ndërtuar copëza, tabllo, fëtyra, emocione, ngjarje të së shkuarës, një histori që është bërë burim frymëzimi për shumë sportistë të rinjë…sepse Shaban Tërstena, i kishte ëndrrat dhe ambiciet, për të arritur majat e suksesit, dhe ai arriti. Ai është sinonim i fitoreve dhe sukseseve, mbreti i unazave, Muhamed Aliu i mundjes,simbol i triumfit dhe ikonë shqiptare, një olimpist i artë, kolos,…nuk ka garë botërore ku Shabani nuk ka qenë kampion. Filmi “Kobra” për herë të parë u prezantua më 20 prill 2018, film për jetën sportive të kampionatit olimpik të Shaban Tërstenës…prandaj, unë jam krenare që ai ka qenë nxënësi im.

Shaban Tërstena, sa është i kënaqur flet vetëm një deklaratë e tij në 2012 gazetës “Lajm”: SE KAM PRITUR INJORIMIN NGA KOSOVA DHE SHQIPËRIA si dhe nga vendlindja, atij shumë i është prwmtuar dhe asgjë nuk i ka dhënë shteti i R.M.së.V. andaj ai shkon në Gjermani. Ka familje të mrekulkueshme, që e kanë përkrahë vazhdimisht.
Shumë ka në libër për Shabanim., por do ta përfundoj me kaq. Si komb jemi krenar me personalitetin e Shaban Tërstenës, prandaj them në fund, ai e meriton titullin Ambasador i sportit në mundje, krenari e kombit shqiptar.

Shaban Tërstena, foto nga libri

 

MundjeNa Shkruani