Spasovski: Pres që BDI të bëhet pjesë e Qeverisë

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe deputet i LSDM-së, Oliver Spasovski në intervistë për Radio Evropa e Lirë, përmendi rastet kur Qeveria aktuale e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja ka pasur bashkëpunim me BDI-në, dhe sipas tij, nuk do të jetë çudi nëse ajo bëhet pjesë e Qeverisë, njofton Portalb.mk.

“Ende pa u formuar Qeveria ne kishim takim të suksesshëm ose bisedime mes VMRO-së dhe BDI-së, të cilët u zhvilluan në Kuvend, ndërsa kishin të bëjnë për përkrahje për Ligjin për organizimin e organeve shtetërore. Herën e dytë është votimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale… Koalicioni VMRO-DPMNE është vendosur në baza shumë të mira dhe mua nuk do të më befasonte dhe është për të pritur që BDI sigurt të jetë pjesë e Qeverisë”, ka thënë Spasovski.

I pyetur për Ligjin për “branitellat”, Spasovski tha se propozim-ligjin e kanë dorëzuar sepse duhet të mbyllet kjo çështje që tejet gjatë është e hapur.

“Në esencë është shumë i rëndësishëm vullneti politik dhe konsensus sa më i madh. Dhe kjo është arsyeja se pse ne e parashtruam propozim-ligjin. Për shkak se ne kishim vullnet qartë të shprehur edhe nga VMRO-DPMNE-ja, ZNAM, LSDM, të cilët mendojnë se duhet të miratohet ky ligj. aspak nuk është e rëndësishme se nëse kemi dallime të caktuara lidhur me dispozitat, me siguri nuk janë të njëjtë ligjet të cilët janë parashtruar edhe më parë. Ligjin që e parashtroi VMRO-DPMNE është nga fillimi i vitit, ky është ligj i tanishëm. Ato zgjidhje ligjore mund të pësojnë edhe ndryshme nëpër procedurat të cilët do të shin në funksion të përmirësimit të tekstit ligjor dhe në funksion të realizimit të tiji cili mundet që në fund t’i përfshijë gjërat”, tha ai.

Lidhur me pyetjen se pse ky propozim-ligj nuk është votuar në kohën derisa ata ishin në pushtet, Spasovski potencoi se atëherë nuk ka pasur kushte.

Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një fotografie të publikuar në Fejsbuk ku shihen ish funksionerët e kësaj partie ka lajmëruar se ato janë gati, por duke mos dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë. Eksponentët e BDI-së, pas mbledhjes së djeshme vërshuan rrjetet sociale me pyetjen: A jeni gati? Ende nuk është bërë publike se për çfarë bëhet fjalë.

“Atmosferë pune në selinë tonë në Tetovë edhe gjatë ditës së sotme. Ne jemi këtu dhe gati!”, shkruan poshtë fotografisë së postuar.

Ndërsa, gjatë prezantimit për arritjetprezantimit për arritjet e 100 ditë të Qeverisë, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i pyetur sot nga gazetarët se si e komenton këtë fushatë të BDI-së, tha që “përderisa ende BDI shkon me mend e Artan Grubit, nuk i ka punët mirë”.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)Lidhja Social Demokrate (LSDM)LigjiOliver SpasovskiQeveria e Maqedonisë së Veriut