Spasovski: Është e rrejshme dhe e rrezikshme teza se shteti nuk ka sovranitet mbi gjithë territorin, policia intervenoi në Sllupçan

Policia vepron çdoherë kur janë të përmbushura kompetencat ligjore për veprimin e saj. Edhe këtë mëngjes, policia intervenoi, megjithatë çdoherë kur ka arsye për atë dhe në bazë të vlerësimeve të bëra, tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski nga foltorja e Kuvendit rreth zhvillimeve në Sllupçan dhe në disa vende të Likovës ku banorët nuk i lejojnë ekipet e EVN-së të punojnë në rrjet, transmeton Portalb.mk.

“Në raport me atë se çfarë ndodh jo vetëm në Sllupçan, por edhe në disa vende në Likovë, ajo është gjendje e cila, sipas meje, është e palejuar dhe në atë pjesë absolutisht jo vetëm një herë, por poilicia e Maqedonisë ka vepruar disa herë së bashku edhe në bisedime me të gjtiha institucionet, madje edhe me pushtetin lokal”, tha Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Borisllav Kërmov nga “E majta”.

Teza juaj se, nuk ka sovranitet në gjithë territorin e shtetit, tha Spasovski, jo vetëm që është e pavërtetë, por edhe e rrezikshme.

“Plasimi i tezave të këtilla kontribuon shumë më shumë të humbasë Maqedonia dhe kjo është çështja kyçe që duhet ta keni parasysh”, theksoi ministri.

Ndërkohë, nga EVN kanë informuar sot se, ekipet e Elektrodistribuimit do të fillojnë me realizimin e projektit për rekonstruimin e rrjetit në Sllupçan, pasi siç theksojn, kanë arritur marrëveshje me banorët e fshatit.

“Është arritur marrëveshje me banorët e Slupçanit, ndërsa garancitë janë dhënë nga pushteti lokal dhe nga ana e të gjitha partive politike”, informuan nga EVN.

Ndryshe, në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës më 7 korrik ku një grup banorësh kanë bllokuar rrugët për të penguar ekipet për nxjerrjen e orëmatësit jashtë shtëpive të tyre, ashtu siç veprohet në të gjithë vendbanimet tjera në vend.

Ndërkohë kompania energjetike EVN është prononcuar lidhur me protestat. Nga EVN-ja thonë se nga përpjekja e disa banorëve për të rikthyer vet furnizimin me energji elektrike është shkaktuar një defekt i madh që ka lënë pa rrymë edhe fshatra të tjerë.

 

Energjia elektrike - rrymaEVNOliver SpasovskiSllupçani
Comments (0)
Add Comment