Spanja u be kampione e Evropës në futboll, e mundi Anglinë në finale

Spanja është kampione e Evropës. “La Roja” ka mundur Anglinë me rezultatin 2-1 në finale dhe mbylli në mënyrë perfektë këtë kompeticion që e nisi që nga fillimi me fitore dhe ashtu vazhdoi deri në fund, shkruan Top Channel.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat gjithsesi u treguan të kujdesshme. Pjesa e dytë nisi me gol nga Williams, i cili ngriti në festë spanjollët.

Ishte Cole Palmer ai që riktheu baraspeshën në minutën e 73’ me anë të një supergoli. Gjithsesi, në minutën e 86’ Oyarzabal realizoi golin e fitores.

Kështu Spanja është kampione e Evropës, ndërsa Anglisë do t’i duhet të presë për të fituar një trofe.

REZULTATI:

SPANJË 2-1 ANGLI

Williams 47′, Oyarzabal 86′ / Palmer 73′

Kupa Evropiane Futboll Euro 2024UEFA