Spanja, Irlanda dhe Norvegjia, njohën zyrtarisht shtetin e Palestinës

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez që përbën përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike për luftën në Lindjen e Mesme. Ata shpresojnë se duke vepruar së bashku do të inkurajojë vendet e tjera evropiane që të ndjekin shembullin, në një shtytje diplomatike që mund të ndihmojë në sigurimin e një armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, transmeton Portalb.mk.

Të tre vendet thanë se njohën shtetin palestinez bazuar në kufijtë e vendosur para luftës së vitit 1967, me Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe Palestinës.

Vendimi simbolik ndezi një mosmarrëveshje me qeverinë e Izraelit, e cila ka akuzuar të tre vendet se “shpërblejnë terrorizmin”. Izraeli tërhoqi ambasadorët e tij nga Irlanda, Norvegjia dhe Spanja dhe i qortoi zyrtarisht ambasadorët e tyre në Tel Aviv. Të tre u thirrën në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

Njohja e Palestinës nga të tre vendet rrit gjithashtu presionin diplomatik mbi Izraelin pasi dy gjykata ndërkombëtare kërkuan përfundimin e luftimeve makabre të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në Gazën jugore dhe akuzuan kryeministrin Benjamin Netanyahu për krime lufte. Vendet perëndimore gjithashtu kanë rritur sanksionet ndaj kolonëve izraelitë në territoret e pushtuara palestineze.

Procesi i njohjes diplomatike ndryshon midis vendeve, por zakonisht përfshin një shkëmbim zyrtar të kredencialeve me Autoritetin Palestinez në Ramallah. Konsullatat ose misionet ekzistuese në Bregun Perëndimor ose Jerusalemin Lindor më pas bëhen ambasada zyrtare, ndërsa përfaqësuesit shndërrohen në ambasadorë të plotë.

IrlandaNorvegjiPalestinaSpanja