Sot Shkëndija me Arsimin, nesër Bashkimi dhe Shkupi

Liga e Maqedonisë së Veriut në javën e tretë do të ndesh Shkëndijën me Arsimit në stadiumin e Tetovës. Kjo ndeshje do të fillojë prej orës 17:00, transmeton Portalb.mk.

Nesër duke filluar në kohë të njëjtë do të luajë edhe Bashkimi kundër Tikveshit dhe Pelisteri kundër Shkupit.

Sileksi dhe Struga gjenden në vendin e parë me nëntë pikë nga tri ndeshje, Shkëndija e katërta me gjashtë pikë nga dy ndeshje, e ndjekur nga Bashkimi që ka katër pikë nga dy ndeshje, ndërsa Arsimi e shtata vetëm me një pik nga dy ndeshje, ndërsa Shkupi e fundit pa asnjë pikë.

Kjo e fundit për momentin gjendet në një krizë, pasi është ekipi i vetëm që nuk ka arritur të sigurojë standarde për sistemin VAR, për çka edhe nuk do të mundet të zhvillojë ndeshjet në stadiumin vendas. Më 18 gusht ata deklaruan se punimet për sistemin do të përfundojnë së shpejti, ashtu që ndeshja e radhës si vendas do të luhet në stadiumin e tyre në Çair.

Në javën e tretë, Struga e mposhti Rabotniçkin me rezultat 2:0, Vardari ngeli baraz 2:2 me Akademinë, ndërsa Sileksi e fitoi Makedonija Gj.P. me rezultat 3:0.

Ndryshe, dje (23 gusht) ka filluar edhe Liga e Dytë e Maqedonisë së Veriut, ku ekipi i Shkëndijës së Haraçinës arriti të fitojë 0:3 kundër Prespës.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)KF ArsimiKF BashkimiKF ShkëndijaKF ShkupiKF StrugaSportSport RMV