Sot luhet finalja e Conference League

Fiorentina do të përpiqet të përsërisë suksesin e Romës të arritur vitin e kaluar në Tiranë, raporton Klan. Skuadra italiane do të përballet me West Ham sot prej orës 21:00 në Pragë për trofeun e Conference League. Të dy trajnerët ëndërrojnë këtë trofe, pas një sezoni të mundimshëm.

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, i ndërlikuar, i vështirë ku jemi rritur ndeshje pas ndeshje. Kemi mundësinë që të ngremë këtë trofe dhe për këtë jemi krenarë”, thotë trajneri i Fiorentinës.

“Nuk është e lehtë të përballosh sezonin duke luajtur në Premier League dhe gjithashtu të jeshë konkurrues në këtë aktivitet. Është një sukses i madh për këta lojtarë dhe të shohim nëse do ta fitojmë këtë trofe”, shprehet trajneri i West Ham.

Të dy ekipet e kanë fituar më parë një trofe kontinental. Fiorentina ngriti Kupën e Kupave 62 vite më parë, ndërsa West Ham përveç këtij titulli në 1965 ka edhe Kupën Intertoto në 1999.

Futboll futbollist(e)Liga e Konferencave - Conference LeagueUEFA
Comments (0)
Add Comment