Sot do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit, ndryshime edhe në linjat e autobusit

“Nëpër rrugët e Shkupit 2023” realizohet aktiviteti ndërkombëtar i vrapimit që do të krijon kufizime nëpër komunikacionin e qytetit të Shkupit, për çka edhe linjat e autobusit në transportin publik kanë ndryshuar, transmeton Portalb.mk.

“Vrapimi do të zhvillohet me trase të lëvizjes nga “Porta Maqedonia”, Sheshi “Maqedonia”, rr. “Nikolla Vapcarov”, pastaj majtas nëpër rr. “Dimitrie Çupovski”, pastaj nëpër rr. “11-të Tetori”, majtas nëpër rr. “Filipi i II i Maqedonisë”, përsëri majtas nëpër rrugën e aksesit për në QTQ dhe djathtas drejt cakut në “Porta Maqedonia” në Shkup”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Vrapimi pritet të fillon në ora 16:30, ndërsa aktiviteti do të organizohet nga Federata e Atletikës në Maqedoninë e Veriut.

Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkup” ka njoftuar që do të ketë ndryshime të linjave të autobusëve në periudhën prej orës 16:00 deri 18:00 për shkak këtij aktiviteti.

Autobus(ë)Autobusët e ShkupitNdërmarrja Qarkulluese (Transportuese) Publike Shkup (NQP) (JSP) (NTP)