Sonte premiera e “Tartufit” në Teatrin e Tetovës, shfaqja në maqedonisht ndërsa luajnë edhe aktorët shqiptarë

Me fillim në ora 20, sonte në Teatrin e Tetovës do të jepet premiera e “Tartufit”, shfaqja do të luhet në gjuhën maqedonase ndërsa në role do të jenë edhe aktorët shqiptarë të teatrit, transmeton Portalb.mk.

Komedia e Molierit vjen nën regjinë e Andrej Cvetanovskit, skenografi të Sergej Svetzarev, kostumografi të Medina Hoxhës dhe muzikë të Dimitar Andonovskit.

Në role:

  • Tartufi – Gjorgji Neshkoski
  • Orgoni – Petrit Neziri
  • Elmira – Mia Kantarxhieva – Petrovska
  • Dorina – Marija Cvetanovska
  • Damis – Marko Bogdanovski
  • Kleant – Argjend Hassani
  • Marijana – Irena Mircheska
  • Valer – Abdullah Osmani
  • Pernell – Berat Saliu
  • Lojal – Shkumbin Zeqiri
Shfaqja “Tartufi”. Foto: Teatri i Tetovës (profili në Facebook)

Regjisori Andrej Cvetanovski në fjalën e tij thotë se njerëzit e fortë krijojnë paqen, paqja krijon njerëz të dobët, njerëzit e dobët krijojnë kohë të vështira, kohët e vështira krijojnë njerëz të fortë dhe kështu ata janë në një rreth.

“Nëpërmjet kësaj maksime u përpoqëm të vështronim temën e përjetshme të hipokritit më të madh në dramën klasike, Tartufi. Por a është ai hipokrit apo njerëzit që varen nga aftësia e tij”, ka thënë Cvetanovski.

“Ejani në teatër të zbulojmë së bashku ç’ndodh pastaj”, porositi regjisori.

Biletat kushtojnë 300 denarë dhe merren në biletarinë e teatrit. Shfaqja do të jepet edhe nesër (29 qershor) në ora 20:00.

Shfaqja “Tartufi”. Foto: Teatri i Tetovës (profili në Facebook)
Biblioteka dhe Teatri i TetovësKulturë lajme