Më datë 02.08.2024 (e premte) me fillim në ora 21:30 te Mulliri i Vjetër afër Xhamisë së Pashës në Tetovë do të shfaqet monokomedia ” Ballkanibalizëm” nga artistja Ajshe Useini. Kjo monodramë vjen si pasojë e kërkesave nga publiku dhe në kuadër të verës tetovarë dhe projektit të komunës ‘’Festojmë në vendlindje’’, njofton Portalb.mk
“Balkanibalizmi” është konceptuar si një stand – up monodramë.
Një monodramë e cila do ju bëjë të qeshni, të imagjinoni dhe të ndryshoni.
Pra, tre segmente jashtëzakonisht të rëndësishme.
– Të qeshim se si jemi.
– Të mendohemi pse jemi të tillë.
– A mund ta ndryshojmë atë që nuk vlen dhe t’i ruajmë vlerat qe kemi!
Ejani të qeshim së bashku me lojën e mrekullueshme të aktores karizmatike Ajshe Useinit!
Kjo monodramë rikthehet në kuadër të Netëve të Filmit – Oda Fest që janë pjesë e Verës tetovare, ngjarje e menduar për të shijuar mërgimtarët ngrohtësinë e vendlindjes dhe për t’i njohur artistët e vendit.