Slovenia dhuron pjesë për helikopterët e policisë së Maqedonisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në Lubjanë, në një konferencë të përbashkët për media, falënderoi kolegun e tij slloven Boshtjan Poklukar për donacionin në vlerë prej 270 mijë euro në pjesë për forcat ajrore të MPB-së së Maqedonisë. Qëllimi i donacionit është fuqizimi i kapaciteteve të Departamentit të Aviacionit kryerjen e detyrave të përditshme policore, duke përfshirë edhe detyrat e shpëtimit të njerëzve, transmeton Portalb.mk.

Pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim në fushën e forcimit të forcave të MPB-së, ministri Spasovski deklaroi se bashkëpunimi miqësor dhe i sinqertë i deritanishëm vazhdon, që nënkupton thellimin e partneritetit.

Ministri Poklukar ritheksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy ministrive, ndërsa propozimin për riaktualizimin e Memorandumit për trajnime të përbashkëta, e mbështeti në tërësi dhe e vlerësoi si një iniciativë të shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit ekzistues të shkëlqyer. Në të njëjtën kohë, ai konfirmoi mbështetjen e prerë me këtë rast në rrugën drejt BE-së, njoftoi MPB për përmbajtjen e konferencës për media në Lubjanë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Oliver SpasovskiSllovenia