Shqiptarët të parët në rajon me 845 kërkesa në muaj për azil në BE

Shqiptarët ishin në krye të listës së azilkërkuesve nga Ballkani në vendet e Bashkimit Europian për muajin shkurt të këtij viti, raporton EN. Raporti i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin tregon se ishin 845 kërkesa për azil në një nga vendete Bashkimit Europian. Edhe Maqedonia e Veriut regjistroi numër të lartë aplikimesh, ndërsa listën me më pak kërkesa në rajon e mbyll Mali i Zi me 23 të tilla.

Edhe treguesit vjetorë për 2022-shin evidentojnë Shqipërinë ndër vendet e para në Europë, me 13.040 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë. Shumica e shqiptarëve synojnë të gjejnë mbrojtje në Francë brenda shteteve të unionit, por vitin e kaluar, numri i kërkesave për azil shënoi rekord nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, ku u raportuan rreth 16 mijë aplikime.

Sipas raportit të Agjencisë së BE-së, kjo kërkesë e lartë lidhet me faktorët politikë, socialë, vështirësitë ekonomike, pasiguria ushqimore, nxitur po ashtu dhe nga trazirat apo konfliktet.

Azilantë - AzilkërkuesBashkimi Evropian (BE)Emigrim - Emigrantë - EmigracionKontrabandë e migrantëveShqipëria
Comments (0)
Add Comment