Shqipëri, u rrëzua pa ndjenja, në një ndeshje ndërroi jetë futbollisti

Raphael Dwamena, golashënuesi më i mirë i Egnatias, ka ndërruar jetë, pasi u rrëzua në fushë gjatë kohës kur luhej ndeshja, raporton TopChannel.

28-vjeçari ganez krijoi panik tek të gjithë lojtarët dhe të pranishmit në stadiumin “Egnatia Arena”, teksa u nis menjëhere drejt spitalit me ambulancë, por për fat të keq  nuk mbijetoi.

Afrikani ka pasur më parë probleme në zemër, ndërkohë që një rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe kur luante në Austri.

 

Futboll futbollist(e)ShqipëriaVdekje