Shqipëri, protestuesit hynë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve

Një protestë e pazakontë është mbajtur në ambientet e parlamentit këtë të enjte nga një grup të rinjsh në mbështetje të votës së diasporës, transmeton Telegrafi.

Të rinjtë hynë në pjesën e sipërme të parlamentit dhe pasi hodhën letra në drejtim të ligjvënësve shpalosën dhe një banderolë me mbishkrimin “dua të votoj në 2025”.

Në një prononcim për media, të rinjtë thanë se janë një grup aktivistësh që duan të ndërgjegjësojnë opinionin publik dhe maxhorancën qeverisëse për votën e diasporës.

Ata nënvizuan se qeveria po shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i la afat një vit për të adresuar problematikën e votës së diasporës në zgjedhjet e vitit 2025. /Telegrafi/

Parlamenti – Kuvendi i Shqipërisë