“Shkupi lexon Kadarenë” në Teatrin e Shkupit, një mbrëmje homazh i dyfishtë

“Shkupi lexon” ka qenë aktivitet i cili është mbajtur në Qendrën Kulturore të Shkupit nga poetja Lindita Ahmeti që muaj të tërë përpara fillonte parapërgatitjet dhe mbahej në këtë kohë për vite me radhë, njofton Portalb.mk

Në nderim të poetes tashmë të ndjerë Lindita Ahmetit, do të vazhdohet herë pas here të kujtohet përmes aktivitetit që e drejtonte me shumë përzemërsi dhe seriozitet “Shkupi lexon. Aktivitet ky që bënte bashkë shumë poetë të gjallë dhe kujtonin “yjet letrare”. Ndoshta nuk mund ta merrte me mend se Kadareja ishte një yll në rënie e aq më pak se edhe vetë do të binte dy muaj para tij. Yjet letrare bien, por nuk shuhen. Ato vazhdojnë të jenë në qiejt e atyre që ua kanë nevojën, që nuk munden pa art, pa letërsi.

Kjo mbrëmje spontane është përkrahur nga Teatri Shqiptar i Shkupit i cili përveç që na le hapësirën në shërbim, aktorët do të japin kontribut në leximin e poezive të shkrimtarit tashmë të ndjerë Ismail Kadaresë.

Një përkrahje e pa rezervë në këtë teatër gjithnjë është artdashësja Anita Latifi bashkë me stafin udhëheqës që janë të hapur për iniciativa vullnetare. Pjesë e këtij takimi janë bërë dhe profesorët e universiteteve që ligjërojnë letërsinë bashkëkohore në Shkup dhe Tetovë, si: Agim Leka, Luljeta Isaku, Vjollcë Berisha, autori i emisionit “200” Nazim Rashidi si edhe Xhemazije Rizvani.

Nuk do të mungojë as përkrahja muzikore nga miqtë e Linditës, si sopranoja e njohur Besarta Murtezani që do të jetë nën përcjelljen e maestros Jetmir Mehmedit në kitarë.

Për afishen është përkujdesur disenjatori kreativ Ngadhnjim Mehmeti.

Mbrëmja mbahet të hënën, më datë 9 korrik në hapësirën e jashtme ( të brendshme) të Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Pjesëmarrës mund të jenë të gjithë që duan të dëgjojnë dhe lexojnë për Kadarenë.

Kultura shqiptareKulturë lajmeTeatri Shqiptar Shkup