Shkup, u përurua hulumtimi “Familja, prindërimi dhe shëndeti mendor në vitet e adoleshencës”

Në ambientet e Hamamit Daut Pasha sot u promovua monografia “Familja, prindërimi dhe shëndeti mendor në vitet e adoleshencës” nga tri autore që janë dhe profesoresha të Universitetit ” Nënë Tereza” , doc.dr Elisabeta Bajrami Ollogu , doc.dr Arta Xhelili, doc.dr Nita Beluli Luma, njofton Portalb.mk.

Monografia e llojit hulumtues synon të paraqes të dhëna të cilat janë mbledhur gjatë fazave kërkimore me adoleshentë. Hulumtimi është mbështetur nga Asociacioni për Afirmimin e Gruas. Ky publikim është i rëndësishëm, pasi është bashkëpunim mes tri profesoreshave që kanë ndërvepruar me qasjet e tyre profesionale. Edhe atë Elisabeta Bajrami Ollogu ligjëruese e politikave sociale, Arta Xhelili ligjëruese e medias dhe komunikimit ndërkulturor dhe Nita Beluli Luma ligjëruese e psikologjisë.

Ky libër synon të jap përgjigjet për atë se çka është familja si ndërtohet ajo si një institucion, si sistem që gjithçka të shkoj në vijë. Libri po ashtu ndalet te sjelljet prindërore dhe stilet e prindërimit. Të kuptuarit e adoleshencës është thelbi. Të gjitha sjelljet prindërore dalin në pah te fëmijët në periudhën e adoleshencës.

Libri hedh dritë mbi shumë përvoja interesante dhe mbi një temë që ka shumë nevojë për hulumtime dhe udhëzime për fazën ku çdo prind ndjen se ka dështuar dhe çdo adoleshent ndjen se nuk mirëkuptohet askund e sidomos nga ata që e kanë sjellë në jetë e që janë prindërit.

HulumtimKulturë lajme