Shkup, një taksist ka sulmuar një pasagjer dhe i ka marrë para

Një shofer taksie ka sulmuar në orët e para të mëngjesit një pasagjer që po e transportonte dhe më pas i ka marrë para, transmeton Portalb.mk.

Rasti është denoncuar rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm nga 25-vjeçari P.Gj. i cili udhëtonte me taksistin nga i cili u sulmua.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, njofton policia.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së Veriut