Shkoi në 41.638 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 41.638 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës për 361 ditë.

Thuhet se 23 palestinezë të tjerë kanë humbur jetën dhe 101 persona janë plagosur në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit.

Numri i personave që humbën jetën në sulmet e Izraelit që nga 7 tetori u rrit në 41.638 ndërsa numri i të plagosurve në 96.460.

Gjithashtu thuhet se ka ende njerëz të vdekur nën rrënoja dhe në anë të rrugës, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat.

GazaIzraeliLuftëPalestinaVrasje - Ekzekutim