SHBA, është rritur në 22 numri i viktimave si pasojë e stuhisë

Numri i personave që humbën jetën nga stuhia që përfshiu shtetet amerikane të Teksasit, Oklahomas, Arkansasit dhe Kentuckyt u rrit në 22, transmeton Anadolu.

Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear në konferencën për media tha se 5 persona humbën jetën në shtet për shkak të stuhisë.

Autoritetet njoftuan se numri i viktimave nga stuhia u rrit në 22, me 5 persona të vdekur në Kentucky, 8 në Arkansas, 7 në Teksas dhe 2 në Oklahoma.

Më shumë se 400 mijë njerëz në vend, përfshirë 125 mijë në Kentucky, kanë mbetur pa energji elektrike për një kohë për shkak të stuhisë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetin social X shprehu ngushëllimet për familjet e atyre që humbën jetën në stuhi.

Duke njoftuar se Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të Ministrisë së Sigurisë Kombëtare (FEMA) ka bërë vlerësime për dëmet në terren, Biden tha se ata janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje nëse është e nevojshme.

Biden theksoi se priten kushte më të rënda të motit në të gjithë rajonin dhe u bëri thirrje banorëve të jenë vigjilentë dhe të marrin parasysh paralajmërimet e autoriteteve.

Përmbytje - VërshimeShtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)Stuhi