Serbi, një person qëllohet për vdekje pasi sulmoi një pjesëtar policie jashtë ambasadës izraelite

Gjatë ditës së djeshme, në Beograd pranë ambasadës së Izraelit, është qëlluar me një shigjetë Millosh Jevremoviq, roje e përhershme e sigurisë së objektit. Në vetëmbrojtje, ai shfrytëzoi një armë dhe la të vdekur sulmuesin, dhe më pas është transportuar drejtë Qendrës së Urgjencës. Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq e cilësoi incidentin si akt terrorist, shkruan Anadolu Agency.

Një person në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, u qëllua për vdekje pasi sulmoi një oficer policie përpara ambasadës izraelite dje, tha Ministria e Brendshme e vendit. Sipas ministrisë, një oficer i Xhandarmërisë i identifikuar si Millosh Jevremoviq përdori një armë në vetëmbrojtje ndaj sulmuesit, i cili vdiq për shkak të plagëve, tha ministria. Jevremoviq punon si roje e përhershme e sigurisë në ambasadë.

Punonjësi i policisë është transportuar në një qendër urgjence në gjendje të vetëdijshme, ku do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e një shigjete nga qafa. Ka nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave të sulmit dhe motiveve të mundshme. Ministria tha se oficeri u qëllua në qafë me një hark dhe shigjetë.

Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq ka shkuar në qendrën e urgjencës për të vizituar oficerin e plagosur i cili ka pësuar lëndime të rënda. Daçiq e quajti incidentin akt terrorist dhe tha se policia ndaloi një person tjetër pranë objekteve të policisë si masë paraprake. Duke folur në një konferencë për shtyp, ai tha se personat e përfshirë ishin të njohur për forcat e sigurisë.

Zyrtarët dhe diplomatët e ambasadës izraelite nuk ishin në ndërtesë në momentin e incidentit kur oficeri u sulmua.

“Policia është duke hetuar rastin. Nuk kemi detaje të mëtejshme. Në momentin e ngjarjes, ambasada ishte e mbyllur, zyrtarët dhe diplomatët e saj nuk ndodheshin në ndërtesë. I urojmë shërim të shpejtë pjesëtarit të plagosur të xhandarmërisë”, i tha ambasada transmetuesit lokal N1.

BeogradiDiplomaciIzraeliSulm terrorist - Terrorizëm