Shkruan: Natyra Dika Krluku
Termat sektor publik dhe sektor privat përdoren për të krahasuar lloje të ndryshme organizatash në ekonomi dhe mënyrën se si ato funksionojnë. Organizatat e sektorit publik zotërohen, operohen dhe financohen nga qeveria, ndërsa ato të sektorit privat menaxhohen nga individë ose grupe private. Ndryshe nga organizatat e sektorit publik, të cilat i shërbejnë interesit publik, organizatat e sektorit privat kanë për qëllimi gjenerimin e fitim për pronarët apo aksionarët e tyre.
Sektori publik paraqet seksionin e ekonomisë së një kombi, i cili është nën kontrollin e qeverisë. Është i orientuar drejt ofrimit te shërbimeve për qytetaret, ndaj dhe qeveria preferon, tenton të ruajë pronësinë kryesisht në shërbimet komunale si uji, energjia elektrike, rrugët, telekomunikacioni, postat. Përfshi këtu edhe kujdesin shëndetësor, edukimin, mbrojtjen, energjetiken, minierat, bujqësinë, etj. Përndryshe organizatat publike financohen plotësisht nga Qeveria (të ardhurat qe mbledh nga taksat, detyrimet, gjobat, etj) ose janë subjekte ku Qeveria posedon >51% të aksioneve
Sektori privat nga ana tjetër, paraqet atë pjese te ekonomisë, që iniciohet dhe kontrollohet nga individë apo kompani private. Krijohen përmes formimit të firmave, kompanive të reja apo privatizimit të ndërmarrjeve publike. Zakonisht janë te fokusuara në industri si IT teknologjia, prodhimtaria, farmaceutika, telekomunikacioni, shërbimet bankare e financiare, ndërtimtaria e shume te tjera. Paraqet sektorin më të madh për sa i përket numrit të punonjësve
Gjatë karrierës sime, kam pasur mundësinë të punoj në të dy sektorët, kryesisht në sektorin privat dhe së fundmi në atë publik. Kjo më ka mundësuar qe ta përjetoj nga afër mënyrën se si funksionojnë dhe te kuptoj dallimet mes tyre.
Dallimet kryesore midis sektorëve përfshijnë ato që cekëm më lartë: objektivat e tyre, burimet e financimit dhe mënyrën e menaxhimit, dhe kjo i diferencon në funksionimin e tyre të përditshëm. Përveç tyre, ka edhe të tjera.
Organizatat e sektorit publik gjithmonë kane mbështetjen e qeverise, edhe ne raste kur nuk sjellin përfitime, kurse te privatet kjo mbështetje është me e vogël, përveç ne raste kur kane rendësi për shtetin. Për sa i përket ndërhyrjes, ne organizatat publike është me e theksuar nga arsye të shumta, përfshirë edhe ato politike, prandaj ndonjëherë ka paqartësi ne vendimmarrje. Edhe kontrolli i çmimeve ne ketë sektor është me i larte. Subjektet e sektorit private edhe pse me më pak ndërhyrje, përsëri mbahen nen kontroll nga shteti nëpërmjet ligjeve te ndryshme apo rregullatorëve dhe kjo ne disa raste e vështirëson mënyrën e të bërit biznes. E gjithë kjo pastaj ndikon edhe ne profitabilitetin. Organizatat publike janë më pak fitimprurës për shkak të qëllimit të tyre kryesor – shërbimi ndaj qytetarit. Kjo sidomos krahasuar me homologët e tyre në të njëjtën industri.
Për sa i përket kulturës se punës edhe këtu ka dallime te dukshme mes sektorëve.
Sektori publik ofron siguri më të lartë në punë edhe pse pagat janë më te ulëta. Benefite si pensionimi, shtesat, etj janë te garantuara. Kjo bën që punonjësit të hyjnë në zonat e komforit dhe kjo ndonjëherë ndikon që puna te bëhet monotone. Sektori publik zakonisht është i ‘tejngopur”, mosha e stafit është me e larte, nuk merret parasysh talenti ndaj, mungon konkurrenca sepse promovimi rëndom shkon sipas senioritetit. E gjithë kjo ul atraktivitetin e punës, sidomos për të rinjtë.
Në sektorin privat mjedisi i punës është me konkurrues dhe dinamik kurse rritjet në karrierë bazohen kryesisht në performance. Kjo pastaj pasohet me paketa të mira kompozuese – paga te larta, stimuj te ndryshëm etj dhe kjo mban aktiv punëtoret. Këtu përparon më shpejt sepse promovohet cilësia dhe inkurajohet talenti. Performanca është kriteri bazë për stabilitetin e punës por ama siguria e punës është me e ulet – mund të ketë largime nga puna edhe për një gabimi të vetëm.
Sipas statistikave te organizatave botërore, ne nivel botëror rreth 21% e fuqisë totale të punës janë ne sektorin publik. Të dhënat tregojnë se ka varitete mes vendeve neper bote. 2 shtetet me përqindjen më të lartë të fuqisë punëtore në sektorin publik janë Omani ne Lindjen e Mesme 78.7%, dhe Kuba 77%. Pastaj renditen vendet tjera me 40% e poshtë. 6 nga Top 10 vendet janë në Evropë – Bjellorusia, Norvegjia, Hungaria, Danimarka, Kroacia dhe Sllovakia. Kurse shumica e vendeve ne fund te listës janë nga Afrika – me 2.4% shteti i Malit renditet i fundit.
Shtetet e Bashkuara janë nën mesataren globale me 13.6% punësim në sektorin publik që nga viti 2021, kurse në Kina me popullsinë me te madhe ky parametër ka vlere 28%
Pothuajse te gjitha vendet e Ballkanit kane përqindje te konsiderueshme të punësuarve ne sektorin publik qe % sillet ne vlerat 22- 29%, përveç Shqipërisë (14,4%). Kurse ne Maqedoninë e Veriut 25.6% e punësuarve i takojnë këtij sektori
Të kuptuarit e rolit të qeverisë në tablonë e punësimit të një vendi është thelbësor për të kuptuar ekonominë e tij të përgjithshme. Vendet me % më të madhe të sektorit publik janë tregues të qeverive që kane rol më aktiv dhe agresiv në mbështetjen e ekonomive të tyre. Kurse ato me % me te ulta tregojnë mungesën e fondeve për punësime ose mungesën e lidershipit të iniciuar, nxitur projekte apo shërbime publike.
Megjithatë, të dy sektorët janë të rëndësishëm për përparimin dhe zhvillimin e një vendi, prandaj duhet të zhvillohen paralelisht, pasi fokusi vetëm te njëri prej tyre nuk është i mjaftueshëm për suksesin e përgjithshëm.