Scholz paralajmëroi se do të flasë me Putinin së shpejti

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se është i gatshëm për të folur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Por që ai ka përjashtuar bisedimet për paqe derisa Moska t’i tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës, raporton Deutsche Welle, përcjell KlanKosova.tv.

Scholz ka treguar se ka në plan që bisedën me Putin ta zhvillojë së shpejti, derisa ka treguar se një të tillë e kishte pasur para se të niste pushtimi.

“Nuk është e arsyeshme që ta detyrosh Ukrainën të miratojë dhe të pranojë bastisjen që Putini ka kryer dhe që pjesë të territorit të Ukrainës të bëhen ruse”, ka shtuar Scholz.

GjermaniaOlaf Shollc (Olaf Scholz)RusiaUkrainaVladimir Putin
Comments (0)
Add Comment