Sali Berisha më 23 Janar në SPAK

Në 23 Janar, Prokuroria e Posaçme do të marrë në pyetje ish-Kryeministrin Sali Berisha, si person nën hetim për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, raporton Klan.

SPAK pranoi kërkesën e avokatëve të Berishës, të cilët gjatë të martës, kërkuan të shtyhej seanca e marrjes në pyetje e parashikuar nga prokurorët, të ndodhte këtë javë.

Ish-Kryeministri do të japë për herë të parë shpjegime dhe pretendimet e tij në lidhje me këtë dosje dhe dyshimet e ngritura nga Prokuroria së është përfshirë në korrupsion.

Për herë të parë nga nisja e hetimeve për të njëjtat dyshime do të pyetet edhe dhëndri i liderit të opozitës, Jamarbër Malltezi në datën 25 Janar.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Apelit regjistori këtë të mërkurë ankimin e bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, kundër vendimit që e mbylli në “arrest shtëpie”, duke caktuar me short gjyqtaren Iliriana Olldashi për ta marrë në shqyrtim.

Në të njëjtin ankim, avokatët kërkojnë edhe prishjen e vendimit që rrëzoi në Shkallë të Parë kërkesën e tyre për përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja.

Një tjetër kërkesë e bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ajo për leje për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, mbetet ende pa përgjigje nga ana e SPAK.

Parlamenti – Kuvendi i ShqipërisëPartia Demokratike (PD)Sali BerishaShqipëria