Rusia nuk ka pushtuar një qytet tjetër në Ukrainë, por një fshat të vogël

Një postim në Facebook shpërndan një lajm mediatik që pretendon se forcat ruse kanë pushtuar edhe një qytet tjetër në Ukrainë, duke e mbështetur këtë me një deklaratë të shtrembëruar të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila në fakt ka raportuar për pushtimin e një vendbanimi, pa specifikuar për çfarë lloj vendbanimi bëhet fjalë. Në këtë rast, bëhet fjalë për një fshat të vogël dhe pak të banuar (dhe me shumë gjasë tashmë i zbrazur), që mezi gjendet në hartë, prandaj ky pretendim është i pabazë, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim në rrjetin social Facebook shpërndan një lajm nga një faqe maqedonase, dhe ai ka të bëjë me temën e luftës në Ukrainë, duke pasur një titull senzacionalist:

Rusët pushtuan edhe një qytet tjetër.

Lajmi është i pasaktë, dhe faqja e përmendur është përpjekur ta mbështesë atë me fjalët në vijim:

Aleksandropol në Republikën Popullore të Donetskut u çlirua me veprime vendimtare nga njësitë e grupit të forcave “Qendra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, raporton TASS.

Këtu faqja i referohet Ministrisë ruse të Mbrojtjes, por me tendencë anashkalon një pjesë të asaj që Ministria e ka deklaruar, e që është transmetuar nga agjencia ruse e lajmeve TASS. Ajo që është anashkaluar është si vijon (në përkthim nga rusishtja):

Është çliruar vendbanimi Aleksandropol në Republikën Popullore të Donetskut.

Pra, nën kontrollin e agresorëve rusë ka rënë një vendbanim i caktuar, që ata në mënyrë të rreme e përshkruajnë si “çlirim” të një territori që, sipas tyre, i përket Republikës Popullore të Donetskut (DNR), e cila nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Megjithatë, sado famëkeqë të jenë për propagandë, ata të paktën nuk kanë shkuar aq larg sa të pretendojnë se kanë pushtuar (“çliruar”) ndonjë qytet. Këtë e ka shtuar në mënyrë të njëanshme faqja maqedonase e përmendur, ose ndoshta burimi prej nga ajo e ka marrë “lajmin”.

Në Ukrainë ka shtatë vendbanime me këtë emër (në rusisht: Александрополь, në ukrainisht: Олександропіль), por asnjëri prej tyre nuk është qytet – të gjithë janë fshatra (lidhje me vendndodhjen e tyre gjeografike: 123456 dhe 7). Më parë ka pasur edhe më shumë fshatra me këtë emër, por ato janë riemëruar.

Tre nga fshatrat që aktualisht mbajnë këtë emër ndodhen në Rajonin e Donetskut, pra në territorin për të cilin pretendon e ashtuquajtura DNR. Ministria ruse e Mbrojtjes është treguar skajshmërisht joprofesionale, duke mos e specifikuar fare se cilin nga këto fshatra ka pushtuar (“çliruar”).

Javoreja propagandistike ruse Argumenty i Fakty pretendon se bëhet fjalë për fshatin Aleksandropol në Rajonin e Kramatorskut të Oblastit të Donetskut, të cilin madje e përshkruan objektivisht si të vogël. Në të njëjtën vendndodhje drejton edhe Aleksandr Kockorrespondent ushtarak i gazetës Komsomolskaya Pravda, gjithashtu propagandist rus, sipas të cilit fshati kishte rreth 150 banorë para luftës. Për shkak të luftës, vitin e kaluar u krye evakuimi i detyruar i fëmijëve dhe prindërve të tyre nga ky fshat, çka me shumë gjasë ka kontribuar që fshati të jetë boshatisur në masë të madhe. Ky vendbanim më parë e përmendëm si nr. 4.

Pra, edhe vetë propagandistët rusë pranojnë se bëhet fjalë për një fshat të vogël dhe pak të banuar, ndërkohë që faqja maqedonase e përmendur raporton për “pushtimin e një qyteti”, gjë që tingëllon si një fitore e madhe ushtarake – duke e bërë këtë, ajo në fakt del të jetë më propagandë ruse sesa vetë propaganda rusë. “Vërtematësi” edhe më parë e ka evidentuar këtë faqe për shpërndarjen e lajmeve të rreme që vijnë nga Kremlini.

Duke marrë parasysh të gjitha faktet e përmendura deri më tani, këtë postim e vlerësojmë si të pavërtetë. Përmbajtje pothuajse identike është publikuar edhe nga media të tjera maqedonase: këtu dhe këtu, prandaj ky vlerësim vlen edhe për to.

DisinfohubLufta në UkrainëRusiaUkrainaVertetmatës recension - verifikim i fakteve