Rritje e çmimeve te produktet bujqësore në Maqedoninë e Veriut, dallohen çmimet te perimet

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te shumica e produkteve bujqësore, ndërsa në disa produkteve u regjistrua ulje e madhe. Çmimet e produkteve bimore shënuan rënie për 3.2 %, ndërsa blegtorale rritje 3.7 %, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet në bujqësi në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë rritur tek inputi për 1.7 %, ndërsa tek autputi janë zvogëluar për -1.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te pjesa e autputit, rritje më e madhe u regjistrua te bimët industriale (12.8 %) dhe patatet (15.7 %), ndërsa ulje më e madhe te perimet (-17.2 %).

Në pjesën e inputeve, në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2024, ka rritje të çmimeve të inputit 1 (fondet e shpenzuara aktualisht në bujqësi) për 1.5 %, dhe rritje të çmimeve të inputit 2 (fondet e destinuara për investime në bujqësi) për 4.9%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Bujqësi - Bujk - FermerëÇmimeEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiMinistria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU)